Monday, March 11, 2024
spot_img

Flora Lazaj, mësuesja model që ofron profesionalizëm dhe besim tek mësuesit dhe nxënësit

Deputeti Alket Hyseni ka ndarë sot një profil për mësuesen e njohur nga Saranda, Flora Lazaj.
Flora Lazaj, mësuesja e matematikës dhe fizikës në shkollën 9- vjeçare “Adem Sheme”, është një nga mësueset model, ideal i shënjtërisë së mësuesit me përkushtimin, profesionalizmin, disiplinën, por edhe dashurinë që ofron tek nxënësit, komunikimin e ngrohtë dhe besimin që fal tek prindërit, si dhe etikën me kolegët dhe komunitetin, shkruan Alket Hyseni.

POSTIMI I ALKET HYSENIT

Mirëmëngjes ☀️
Nuk besoj se ka njeri që nuk e njeh FLORA LAZAJ, mësuesen👩‍🏫 që bën të lehta, gjërat e vështira, duke punuar jo thjesht me libra📗, por me shpirt dhe zemër❤️.
27 vjet në mësimdhënie në lëndët Matematikë dhe Fizikë dhe prej 👉🏼 21 vitesh është mësuese në Shkollën 9-të vjeçare “Adem Sheme”, Sarandë.
Zotëron Kategorin e Parë të kualifikimit, me vlerësimin “Shumë Mirë”.
Mësuese Flora është modeli ideal i shënjtërisë së mësuesit me përkushtimin, profesionalizmin, disiplinën, por edhe dashurinë që ofron tek nxënësit👩‍🎓👨‍🎓, komunikimin e ngrohtë dhe besimin që fal tek prindërit, si dhe etikën me kolegët dhe komunitetin.
Çdo fjal që thotë është mësim, çdo hap që hedh është shembull, duke përcjellë frymëzimin e heroinës së jetës sonë reale.
Shoqëria jonë, ka modele që na frymëzojnë dhe shembuj për tu ndjekur që na bëjnë krenarë.

Please follow and like us:
fb-share-icon
LAJMET E FUNDIT

MË TË LEXUARAT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial