SARANDA NEWS

spot_img

FNSH blindon Vlorën dhe Fushë-Krujën

Forca të komisariatit të policisë Krujë të mbështetur nga grupe të FNSH kanë ngritur pika kontrolli në rrugët hyrëse dhe dalëse në Fushë Krujë.

Burimet raportojnë që kontrollet bëhen më qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, të personave të shpallur në kërkim ose te atyre që lëvizin me sende të jashtëligjshme. Në fokus të kontrolleve janë kryesisht mjetet luksoze dhe ato me xhama të errësuar.

Kontrolle të shtuara ka pasur edhe në Vlorë. Fundjava ka sjellë prezencë të shtuar të forcave të policisë në hyrje të qytetit dhe në disa akse në brendësi. Në fokus janë personat që lëvizin me armë por edhe personat që njihen si të skeduar nga blutë e Vlorës.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial