Thursday, March 14, 2024
spot_img

Forcat Shqiponja në aksion, arrestohen disa hajdutë në fshatrat e Bregdetit

KOMUNIKATA E POLICISË

Zbardhen vjedhjet e ndodhura kohët e fundit në fshatin Palasë, Himarë.
Vihen në pranga dy shtetas të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer 6 vjedhje në fshatin Palasë.
Sekuestrohen sende të ndryshme të vjedhura nga këta dy shtetas.
Ndërkohë, në Vlorë, falë reagimit në kohë, janë arrestuar në flagrancë tre shtetas të tjerë, në tentativë për të vjedhur në një market.
Strukturat e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat” dhe Forcën Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, bazuar dhe në informacione të marra në rrugë operative, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim B. Ç., 31 vjeç, banues në Orikum, Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, më datë 17.09.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprës penale “Vjedhja”.
Në vazhdimësi të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë kapën dhe ndaluan edhe shtetasin P. Gj., 48 vjeç, banues në fshatin Palasë, Himarë, pasi këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen si autorë të vjedhjeve në disa banesa në fshatrat Palasë dhe Dhërmi në Himarë, konkretisht:
-Më datë 08.07.2019, në fshatin Dhërmi, Himarë, dyshohet se i kanë vjedhur rreth 4.000 lekë dhe disa sende personale shtetases K. R.;
-Më datë 02.10.2020, në fshatin Palasë, Himarë, dyshohet se i kanë vjedhur 20.000 lekë shtetases K. K.;
-Më datë 06.10.2020, në fshatin Palasë, Himarë, dyshohet se i kanë vjedhur 7.000 lekë, 50 euro dhe një pasaportë biometrike greke shtetases V. K.;
-Më datë 06.10.2020, në fshatin Palasë, Himarë, dyshohet se i kanë vjedhur një çantë me rroba personale me dëm ekonomik rreth 10.000 lekë, shtetases M. Th.;
-Më datë 06.10.2020, në fshatin Palasë, Himarë, dyshohet se i kanë vjedhur vjedhur 1.000 lekë shtetasit A.P.;

-Më datë 15.10.2020, në fshatin Palasë, Himarë, dyshohet se i kanë vjedhur 5.000 lekë, një orë dore, një unazë floriri dhe një byzylyk dore shtetases A. B.;
Vijon puna për dokumentimin e plotë të vjedhjeve të ndodhura në rrethin e Himarës.
Ndërkohë, në Vlorë, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë u kapën dhe u arrestuan në flagrancë 3 shtetas, njeri prej të cilëve rezultoi i shpallur në kërkim, konkretisht: L. H., 23 vjeç, i shpallur në kërkim më datë 25.07.2019, nga DVP Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”, I. L., 15 vjeç dhe F. B., 15 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, kanë tentuar të vjedhin në marketin në pronësi të shtetasit A. K., 50 vjeç, banues në Vlorë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon
LAJMET E FUNDIT

MË TË LEXUARAT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial