Një e moshuar është gjetur e pajetë në banesën e saj në Cërrik. Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 2 në Malasej. Pas sinjalizimit të marrë nga fqinjët, policia dhe zjarrfikësit hapën forcërisht derën e banesës dhe gjetën të pajetë 81-vjeçaren.
Paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale pasi nga këqyrja e bërë nuk u dalluan shenja dhune. E moshuara dyshohet të ketë ndërruar jetë gjatë javës së kaluar dhe për shkak të temperaturave të larta trupi i saj kishte filluar të dekompozohej dhe të krijonte aromë të keqe që ishte përhapur edhe jashtë banese.
Policia bëri me dije se kufoma e gjetur në banesë është identifikuar se i përket shtetases Bihane Saliu.
Please follow and like us: