Pak minuta më parë, një incident ka ndodhur në fshatin Metoq të Sarandës, ku një furgon tip “Mercedes-Benz” me targa AB 168 FZ është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në momentin kur mjeti po ngarkohej me thasë misri dhe ullinj. Dyshohet se zjarri ka nisur nga motori i furgonit.
Mjeti ndodhej i parkuar në një nga rrugicat e fshatit, dhe flakët u përhapën shpejt, duke krijuar rrezik për pronat e tjera përreth. Zjarrfikësit mbërritën në kohë duke shuar zjarrin dhe duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.
Policia ka shkuar gjithashtu në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e incidentit. Fatmirësisht, nuk raportohet për dëme në njerëz, por mjeti ka pësuar dëmtime të mëdha materiale.