Futej me automjet në oborr, babi godet aksidentalisht vajzën e tij 3- vjeçare
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotem në Borsh, ku një fëmijë 3-vjeçar është goditur aksidentalisht nga babai i saj teksa bënte manovër për t’u futur tek porta e oborrit të banesës.
Vajza e vogël u transportua menjëherë në urgjencën e Spitalit të Sarandës, ku iu dha ndihma e parë.
Pas kryerjes së skanerit, mjekët konstatuan se vajza kishte pësuar dëmtime në organet e brendshme dhe në mushkëri si pasojë e goditjes, por për fat të mirë, është jashtë rrezikut për jetën. Për t’i ofruar trajtim të specializuar, ajo u transportua me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Hetimet për ngjarjen kanë nisur, ndërsa gjendja e vajzës mbetet nën vëzhgimin e mjekëve të specializuar në kryeqytet.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb