GASTERE SHKURTI, AKTORJA E KARAKTEREVE TË VEÇANTA

GASTERE SHKURTI, AKTORJA E KARAKTEREVE TË VEÇANTA

Gastere Shkurti ishte një aktore e këngëtare inteligjente, e aftë për të përqeshur, imituar dhe realizuar karaktere grash, që brenda situatave e marrëdhënieve të caktuara të ndërtuara nga autori, manipulonin situatën dhe problemet duke ia përshtatur vetes. Ishte e aftë në realizimin e karaktereve të veçanta të femrave me vese. Mishëronte bukur personazhe llafazanesh, fallxhoresh, intrigantesh.

Ajo kishte aftësi për të përqeshur rolet që interpretonte, jo si një përqeshje e kthyer në qëllim më vete, por si përqeshje e personazhit duke ngjizur aty vetveten, nëpërmjet një veprimi dhe përshtatje organike. Në këtë mënyrë ajo ua hiqte maskën çdo personazhi që interpretonte, duke evidentuar veset e tyre, mashtrimet, dinakërinë, hipokrizinë, vese këto që i ndeshim te njerëzit në jetën e përditshme. Gastere Shkurti pati disa personazhe të realizuara artistikisht,si fallxhoren te fragmenti i komedisë “Karavidhet, plaka Katerinë te komedia muzikore “Alarm në Postkomandë”, realizimin e disa personazheve fëmijë e tjerë.. që e evidentuan atë si një aktore karakteresh dhe të veçantë brenda trupës së estradës.

Mbeten të paharruara ende në memorien e spektatorit pjesë të muzikuara, si monologu i nënë Merushes, te komedia “Me plot Dëshirë” dhe shumë role të tjera që ajo realizoj gjatë qëndrimit në trupën e estradës prej viteve 1973 deri në vitin 1979, viti në të cilën ajo u largua nga trupa jone, ku disa vite më vonë u nda nga jeta në një moshë të re. Nga Vangjel Agora.

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Twitter Saranda Web

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

Linktree sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon