Gati punimet për ndërtimin e Shkallëve lidhëse të rrugës “Gjergj Araniti” me “Lefter Talo”

 

Gati punimet për ndërtimin e Shkallëve lidhëse të rrugës “Gjergj Araniti” me “Lefter Talo”

 

Pas përfundimit të procedurës së prokurimit të tenderit me numër reference REF-15470-08-06-2024, janë gati për fillim të punimeve për ndërtimin e shkallëve lidhëse nga rruga “Gjergj Araniti” te rruga “Lefter Talo”. Ky investim ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës urbane dhe lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve në këtë zonë të rëndësishme të Sarandës.

 

Projekti i shkallëve lidhëse parashikon ndërtimin e dy shkallëve prej guri të skalitur, të cilat do të lidhin dy nivele të ndryshme të relievit të zonës, duke krijuar akses më të lehtë midis rrugëve kryesore të qytetit. Shkallarja e parë do të bëjë lidhjen e kuotës 58.53 me kuotën 47.50 dhe do të ketë një gjerësi prej 3 metrash. Në anët e saj do të vendoset gjelbërim dhe ndriçim, duke e bërë këtë hapësirë më të këndshme për kalimtarët.

 

Shkallëve lidhëse gjergj araniti lefter talo rruga 4 dhe 5

 

Shkallarja e dytë do të lidhë kuotën 44.60 me kuotën 25.52 dhe do të përfshijë gjithashtu elemente të gjelbërimit dhe ndriçimit. Një veçori e veçantë e projektit do të jetë përdorimi i luleve simbol të Sarandës, bugovilet, që do të mbulojnë murin rrethues të shkallëve.

 

Kontrata ka një fond limit prej 8,333,333 lekë (pa TVSH) dhe një afat zbatimi prej 90 ditësh. Dy kompanitë që morën pjesë në tender janë “ASI INVEST” SHPK dhe “SARK” SHPK, ku kjo e fundit ofroi një vlerë prej 7,193,200 lekë pa TVSH dhe u shpall fituese.

Ky projekt pritet të rrisë ndjeshëm lëvizshmërinë dhe të përmirësojë përvojën e turistëve dhe banorëve të zonës, duke qenë një investim i rëndësishëm për infrastrukturën e qytetit të Sarandës.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon