Gjendet i varur në një banesë në Ksamil, dyshimet e Policisë

Policia njofton se mëngjesin e sotëm, në Ksamil, është gjetur nga familjarët e tij, i vetëvarur në banesë, shtetasi Fiqiri Meço 54 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Viktima punonte në hotelin e motrës së tij pasi ishte divorcuar.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Please follow and like us:
fb-share-icon