Saturday, April 27, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Gjendet i vdekur në banesën e tij në Sarandë një shtetas amerikan

Një shtetas amerikan me banim në Sarandë është gjetur i pajetë mesditën e sotme në apartamentin e tij në Sarandë.
Shtetasi rreth 70 vjeç jetonte i vetëm në një apartament me qera, ndërsa kiahte rreth 3 ditë që nuk po përgjigjej telefonatat e një prej miqve të tij.

Nisur nga ky fakt, miku i tij ka njoftuar policinë, të cilët së bashku me shërbimet zjarrfikse dhe mjekësore kanë mundur të hyjnë në apartament, ku kanë gjetur pa jetë 70-vjeçarin.

Burime të Saranda Web njoftojnë se nisur edhe nga situata e koronavirusit, trupi i tij do të përcillet drejt Tiranës për t’u bërë autopsia e shkakut të vdekjes.

Në trupin e viktimës, por edhe në brendësi të apartamentit nuk janë vënë re shenja dhune apo shenja të tjera për të dyshuar për ndonjë akt kriminal.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial