Gjendet një velierë në det, mister fati i ekuipazhit – VIDEO

Një velierë e braktisur, 55 milje përballë Siçilisë është zbuluar mëngjesin e kësaj të mërkure nga një peshkarexhë

. Dyshohet qe mund te jetë përdorur për trafik klandestinësh dhe më pas është braktisur. Mendohet se është përdorur për të trafikuar klandestinë. Në të janë gjendur bidonë me ujë për konsumim lëngjesh, por pa asnjë dokumentacion.

Veliera e gjetur në ujërat neutrale, dyshohet të ketë pësuar defekt pas transportit të klandestinëve dhe është braktisur.

Veliera e braktisur nuk kishte njerëz në bord ndërsa pas gjetjes, u dërgua në portin e peshkimit të Sarandës. Lidhur me këtë velierë që u gjet në det të hapur janë duke vijuar verifikimet.

Njoftimi i policisë: 

DVKM Vlorë/Informacion sqarues

Sot, rreth orës 09:00, kanë mbërritur në portin e Limjonit, Sarandë, anija e peshkimit “Rozafa 23” dhe një mjet lundrues tip veliere.

Mjeti lundrues tip veliere, me mbishkrimim “Bavaria 50”, është gjetur më datë 10.06.2023, rreth 51 milje larg ishullit të Siçilisë, Itali, nga anija e peshkimit Rozafa, ekuipazhi i së cilës ishte duke peshkuar në atë hapësirë detare.

Nga kapiteni i anijes së peshkimit në momentin e konstatimit nga ana e tyre, është njoftuar Kapiteneria e Siçilisë dhe Delta Force e Policisë Italiane, të cilët kanë kryer kontrollin fizik, gjatë të cilit nuk kanë konstatuar sende të kundraligjshme si dhe kanë kryer verifikimet e tjera përkatëse dhe në bazë të së drejtës ndërkombëtare të detit, ja kanë dhënë velieren kapitenit të anijes Rozafa.

Aktualisht mjeti lundrues tip veliere është sekuestruar dhe qëndron e bllokuar në port, pasi do të verifikohet nga Kapiteneria Sarandë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Policinë Kufitare Sarandë.

Please follow and like us:
fb-share-icon