Gjendet trupi i pajetë i Naim Likometit në plazhin e Gjirit të Hartës

Mister në Ksamil: Rrobat dhe telefoni i Naim Likometi gjenden në breg të detit

Gjendet trupi i pajetë i Naim Likometit në plazhin e Gjirit të Hartës

 

Ksamil, 9 mars 2025 – Pas 2 ditë kërkimesh, autoritetet kanë gjetur trupin e pajetë të Naim Likometit në plazhin e Gjirit të Hartës.

49-vjeçari nga Tirana, i cili ishte shpallur i zhdukur që prej mëngjesit të 8 marsit, dyshohet se është vetëmbytur, megjithatë, hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

 

Sipas burimeve policore, trupi u gjet sot në orët e pasdites dhe është transportuar për në morg, ku do të kryhet autopsia për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

 

Mister në Ksamil: Rrobat dhe telefoni i Naim Likometi gjenden në breg të detit

 

Misteri rreth zhdukjes së Likometit u thellua kur rrobat dhe telefoni i tij u gjetën në breg të detit. Telefoni ishte aktiv deri në orën 16:00 të datës 8 mars, përpara se të fikej, duke e bërë të vështirë lokalizimin e tij.

 

Familjarët dhe miqtë e viktimës janë tronditur nga kjo ngjarje, ndërsa policia vijon hetimet për të kuptuar nëse bëhet fjalë për një akt vetëflijimi apo nëse ka rrethana të tjera të dyshimta që mund të kenë ndikuar në këtë tragjedi.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon