Gjergj Mërkuri takime në tregun ushqimor të qytetit të Sarandës

Gjergj Mërkuri takime me qytetarët që ushtrojnë aktivitetin e tyre në tregun ushqimor të qytetit të Sarandës.

Pashë në sytë e tyre vështirësitë me të cilat ndeshet aktiviteti i tyre tregtar, ku zymtësia e atij ambienti ndikon çdo ditë e më shumë në uljen e shitjeve. I gjendur në zemër të Sarandës, ai treg meriton kushte shumë më të mira, shprehet Gjergj Mërkuri.

Ne do t’i kthejmë dritën jo vetëm atij tregu por gjithë qytetit të Sarandës. Unë jam një si ju, dhe të gjithë bashkë duke mbështetur njëri tjetrin do të arrijmë të triumfojmë me një votë masive në 14 maj. Me mua në krye bashkia do të jetë e juaja, jo e militantëve të partive që vërdallisen koridoreve të institucioneve sikur ta kishin pronë të tyre, ka qenë premtimi i Gjergj Mërkurit.

Jeta u përket guximtarëve dhe Saranda ka shumë të tillë që nuk e ulin kokën përballë kërcënimeve. Ftoj të majtë dhe të djathtë të votojnë për qytetin e tyre, kjo nuk është një betejë politike, kjo është betejë për Sarandën, shprehet Gjergj Mërkuri.

Please follow and like us:
fb-share-icon