Gjykata e Sarandës komunikatë për media në lidhje me shitësin e k0kainës ndaj 15-vjeçares

gjykata sarandes jep gëzim bizgjoni

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, duke u nisur nga interesimi i medias, në kuadër të transparencës informon sa më poshtë:

 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, më datë 27.05.2025, ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt “Verifikimin e kushteve dhe kritereve të masës së sigurimit “arrest në burg” caktuar në mungesë, ndaj personit nën hetim O.L”.

 

Më datë 28.5.2025, në përfundim të gjykimit brenda afatit ligjor, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, (gjyqtari i hetimeve paraprake) ka vendosur:

 

1 – Pranimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për verifikimin e kushteve dhe kritereve për zbatimin e masës së sigurimit.

2 – Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar me vendimin nr.108 datë 18.5.2025, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, ndaj personit nën hetim O.L.

3- Ngarkohet policia gjyqësore të zbatojë menjëherë këtë vendim.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridikisionit të Përgjithshëm brenda pesë ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon