Gjykata e Sarandës: mbeten në burg 3 nga zyrtarët e IVMT, 3 të tjerë në “Arrest shtëpie”

Sarandë, mbeten në burg 3 nga zyrtarët e IVMT, 3 të tjerë në “Arrest shtëpie.”

Gjykata e Sarandës ka vendosur para pak masat e sigurimit për 6 zyrtarët e IVMT dhe IKMT, të arrestuar të hënën pas urdhër arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Sarandës për “shpërdorim detyre” lidhur me 16 ndërtime pa leje kryesisht në zonën e Ksamilit.

Gjykata e Sarandës ka konfirmuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për ish-Kryeinspektorin e IVMT të Bashkisë Sarandë, Artur Musai dhe dy inspektorët Erton Zekaj dhe Besian Koçi, ndërkohë që ka ndryshuar masën e sigurisë për inspektorin e IVMT Vangjel Xhavara, nga “Arrest në burg” në “Arrest në shtëpi.”

Gjykata ka konfirmuar gjithashtu edhe masën “Arrest në shtëpi” për dy inspektorët e IKMT, Erjon Çakalli dhe Denis Balili.

Please follow and like us:
fb-share-icon