Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për heqjen e sekuestros së Bazës Detare të Limionit

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e shoqërisë “Marina Bay Saranda”, mbi heqjen së sekuestros për bazën detare në qytetin bregdetar.

 

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e shoqërisë “Marina Bay Saranda” për heqjen e sekuestros mbi bazën detare në Sarandë. Pasi dështoi në tre shkallët e mëparshme të gjyqësorit, kompania vendosi t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, por edhe ky organ vendosi në disfavor të saj. Si rezultat, baza detare në Sarandë do të mbetet nën sekuestro derisa SPAK të përfundojë hetimet.

 

Vendimi për sekuestrimin e bazës në Limion ishte marrë nga GJKKO në shkurt të vitit 2023, me kërkesë të SPAK, i cili argumentoi se privatizimi kishte ndikuar negativisht në funksionimin e forcave detare.

 

 

Kompania koncesionare apeloi fillimisht në Gjykatën e Posaçme të Apelit, por ky institucion konfirmoi vendimin e mëparshëm. Më 16 maj, kompania u drejtua Gjykatës së Lartë, e cila gjithashtu vendosi të ruajë sekuestron. Me këtë masë preventive, që qëndron në fuqi për të mbrojtur pronën ushtarake nga çdo përpjekje për tjetërsim, hetimi do të vijojë.

 

Procedura filloi në vitin 2021 pas një kallëzimi në SPAK nga ish-zëvendëskomandanti i Forcës Detare, Artur Meçollari, i cili kundërshtoi vendimin e Këshillit të Ministrave të vitit 2020 për dhënien me qira të bazës për 20 vite me një tarifë simbolike prej 1 euro. Baza në Sarandë do të qëndrojë e sekuestruar derisa Prokuroria e Posaçme të marrë një vendim përfundimtar mbi çështjen.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon