Gjykata vendos “arrest me burg” për dy efektivë policie të përfshirë në konfliktin me armë në Gjashtë

Sarandë: Gjykata vendos “arrest me burg” për dy efektivë policie të përfshirë në konfliktin me armë në fshatin Gjashtë

 

Gjykata e Sarandës ka dhënë masat e sigurisë për personat e përfshirë në konfliktin e dhunshëm të ndodhur më 2 janar në fshatin Gjashtë, ku u përdorën edhe armë zjarri. Pas seancës së zhvilluar sot, gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për dy punonjës policie:

 

Alvaro Sulejmani, efektiv në Komisariatin e Policisë Himarë

 

Kidi Sulejmani, efektiv i Policisë Kufitare Sarandë

 

 

Ndërsa për pjesën tjetër të personave të përfshirë, përfshirë edhe punonjës të tjerë policie dhe persona civilë, është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

 

Vendimi erdhi pas shqyrtimit të provave, përfshirë pamjet e kamerave të sigurisë dhe dëshmitë e mbledhura nga grupi hetimor.

Gjatë hetimeve, në vendngjarje u gjetën 6 gëzhoja armësh zjarri, duke konfirmuar përdorimin e armëve në konfliktin që dyshohet të ketë nisur për një mosmarrëveshje rreth një makine me qira.

 

Reagon avokati i familjes: Shteti godet për herë të dytë Enea dhe Albi Nexhipi

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon