Goditet nga lopa, motorri përfundon nën rrotat e makinës. 2 të plagosur, 1 drejt Tiranës me helikopter

Sarande, aksident ne aksin Krane – Livadhja, ne afersi te fshatit Dermish, dy te plagosur.

Ngjarja ka ndodhur mbremjen e djeshme kur motorri me targe AP538 me drejtuesin shtetasi Piro Miconi, 34 vjec, eshte perplasur me nje lope dhe ka humbur drejtimin.

Menjehere pas kesaj, motorri eshte goditur nga nje automjet qe po kalonte ne aksin rrugor, duke shkaktuar plagosjen e drejtuesit te mjetit dhe pasagjerit, shtetasit Kristi Leka. 34 vjecari Miconi eshte nisur sot ne mengjes me helikopter drejt Spitalit te Traumes ne Tirane per shkak te gjendjes se rende, ndersa Leka ndodhet jashte rrezikut ne Spitalin e Sarandes.

Policia ka arritur te identifikoje dhe arrestoje drejtuesin e automjetit, shtetasin Mico Gerbura.

Please follow and like us:
fb-share-icon