Goditi me grushta një person, Policia njofton procedimin penal të 36-vjeçarit

Policia njofton se nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. U., 36 vjeç, banues në Sarandë.

Procedimi penal nisi pasi ka goditur me grushte shtetasin F. Gj., gjatë një konflikti për motive të dobëta me të.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, përfundon njoftimi i Policisë.

SARANDA WEB TV – 24 ORË ONLINE

Please follow and like us:
fb-share-icon