Goditi topografin e bashkisë Sarandë, prangoset 42-vjeçari

Komisariati i Policisë Sarandë ka bërë të ditur arrestimin e shtetasit R. Z., 42 vjeç, banues në Sarandë. Arrestimi i tij u krye pas dyshimeve se për shkak të detyrës ai ka ushtruar dhunë ndaj topografit të Bashkisë Sarandë, shtetasit S. M., 30 vjeç.

 

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarja ka ndodhur në qytetin e Sarandës, ku R. Z. dyshohet se ka goditur topografin e bashkisë gjatë kryerjes së detyrës së tij.

 

Materialet u referuan në Prokurorinë e Sarandës për veprime të mëtejshme

Please follow and like us:
fb-share-icon