Thursday, November 21, 2024
spot_img

Grekët çohen në protestë: “Lëvizja e Peshqirëve” kundër zaptimit të plazhit nga privati

“Lëvizja e Peshqirëve”, është kjo nisma që është ndërmarrë kohët e fundit në Greqi. Nisma ka për qëllim lirimin e hapësirave publike në plazhe të cilat janë zaptuar nga privati. Te “Lëvizja e Peshqirëve” kanë denoncuar raste abuzive edhe vetë pushuesit, që ankohen për çmimet e larta të çadrave që arrijnë deri në 120 euro.

Duket se lëvizja po jep fryte, si në Paros aty ku Lëvizja Qytetare për Plazhet e Lira vendase nisi ndërhyrjet e saj të para shoqëruar me protestë, ashtu edhe në ishuj të tjerë. Lëvizja solli efekt të menjëhershëm pasi u hoqën shezlonget dhe çadrat e vendosura ilegalisht në plazhe publike dhe kjo falë aktivizimit të organeve kompetente shtetërore pas evidentimit të çështjes në media.

Nisma që ka nisur në Paros është një lëvizje e gjallë e qytetarëve për mbrojtjen e hapësirës publike. Nisma është përgëzuar edhe nga drejtuesit lokal të cilët thanë se nuk do të lejojnë asnjë arbitraritet të biznesmenëve në plazhet publike.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- REKLAMA -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial