Greku i moshuar vret gjakftohtësisht 39-vjeçarin shqiptar. Çfarë deklarojnë dëshmitarët – VIDEO

Brigen Limka 39 vjec, ka mbetur i vrarë, pasi u qëllua me armë 2 herë nga një grek i moshuar.

Në veçanti, një banor raporton: “Autori krijonte vazhdimisht probleme në parking. Shumë herë binte në makina dhe nuk ngrihej dhe sot mori pushkën dhe ndodhi. Kishte një problem me parkimin sepse banonte pikerisht siper. Ai jetonte vetem.

Viktima nuk ka qenë kurrë problem. E dëgjuam duke thirrur për ndihmë dhe më pas dëgjuam të shtënat. Ai thirri fëmijët nga parkingu ngjitur. Pati dy të shtëna. Njëra në kokë, tjetra në fytyrë. Viktima ka tre fëmijë të mitur. Ajo që pashë ishte tronditëse. Policia mbërriti pas dhjetë minutash. Autori ishte mbyllur në shtëpinë e tij”.


Dëshmitari okular: “E pashë të qëllonte gjakftohtësisht”

“Pashë një burrë që gjuante me gjakftohtësi”, thotë një dëshmitar okular. “Pashë të shtënat nga dyqani im. Në goditjen e dytë viktima ishte shtrirë. Me sa di unë ata kanë pasur një debat më parë. Pas të shtënave, sulmuesi u ngjit në banesën e tij i pashqetësuar. Viktima kishte punuar këtu për shumë vite dhe ishte shumë i sjellshëm. Ai kërkonte t’u shërbente të gjithëve”.

SARANDA WEB TV – 24 ORË ONLINE

Please follow and like us:
fb-share-icon