Saturday, April 27, 2024

SARANDA NEWS

spot_img

Greqi/ Shqiptari gjendet i várúr në kangjellat e vilës luksoze

I vdekur dhe i varur me kokë poshtë nga kangjellat të cilët ai u përpoq të kalonte për të hyrë në një kompleks vilash në Akrotiri, Zaqinthos, u gjet një person me origjinë shqiptare dhe me banim të ligjshëm në Greqi.

Sipas informacioneve të mediave greke, burri u përpoq të hynte në kompleks natën, duke u ngjitur në kangjella nga një anë e padukshme e gardhit, e cila gjithashtu ka kangjella 2 metra të larta të cilat përfundojnë në formën e një shtizë.

Sidoqoftë, kur ai u përpoq të kalonte, dy nga shtizat u gozhduan në xhinse që kishte veshur dhe ai u kthye përmbys, me kokën ulur dhe në një pozitë të tillë që ishte e pamundur ta liroje.

Mendohet se burri mbeti përmbys gjithë natën, duke gjetur vdekjen tragjike.

Autoritetet vlerësojnë se burri, i cili ishte i shënjuar dhe i detyruar të raportonte në Departamentin e Policisë Zakynthos çdo 1 dhe 15 të muajit, u përpoq të hynte në kompleksin rezidencial luksoz për të vjedhur.

Shkaqet e sakta të vdekjes do të përcaktohen nga nekopsia – autopsia që do të kryhet nga ekzaminuesi mjekësor.

Please follow and like us:
fb-share-icon
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

LAJMET E FUNDIT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial