Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku sipas mediave vendase është bërë me dije se një grua ka goditur burrin e sa me enë kuzhine pas një mosmarrëveshje që kanë pasur në familjen e tyre.
Në bazë të raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 16:00, në Fushë Kosovë.
Por siç thuhet në raportin e policisë, burri ka pasur nevojë për kujdes mjekësor pas goditjeve të forta me enët e kuzhinës.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se ditë më parë pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij të dyshuarën femër kosovare, e njëjta e kishte goditur me një enë kuzhine. Viktima kishte pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.”- thuhet në raporin e policisë së Kosovës.