Jorgo Goro ka dhënë dorëheqjen 2 ditë më parë si kryebashkiak në detyrë i Himarës 7 muaj pas humbjes në zgjedhjet e 14 Majit, por sot në një reagim tjetër thotë se nuk kam dhënë dorëheqje.
Sipas burimeve, dorëheqja është depozituar pasditen e djeshme te Prefekti i Vlorës. Himara pas dorëheqjes së Goros do të drejtohet ose nga një prej dy nënkryetarëve nga prefekti i qarkut ose nga një administrator i caktuar përkohësisht prej qeverisë.
Kujtojmë se pak ditë më parë kryeministri Edi Rama përmes një statusi në rrjetin social “X”, mbështeti vendimin e GJKKO për Belerin ndërsa bëri me dije se Goro duhet të largohej nga detyra pasi nuk e kishte më legjitimitetin për të qëndruar në atë post.