Hajduti shqyen dhe plaçkit lokalin, Policia: Nuk e gjejmë dot kush është – VIDEO

Një hajdut ka shqyer dhe plaçkitur një lokal në qendër të fshatit Krane, Finiq.

Ngjarja ka ndodhur ditën me diell të 17 Marsit, ku hajduti ka shqyer portën e blinduar të lokalit dhe ka marrë nga lokali para dhe dhjetra skeka me cigare.

Pavarësisht se pamjet i janë vënë në dispozicion Policisë, ende nuk është bërë e mundur identifikimi dhe kapja e autorit.

Please follow and like us:
fb-share-icon