HANKO e Kamenicës: Një histori e pazakontë që rrëfehet në Folklor
Historia e qytetit të braktisur të Kamenicës vjen deri në ditët e sotme edhe nëpërmjet folklorit. Pelivan Basho dhe Hekuran Gjokoli e ka kënduar këtë këngë në Festivalin e Gjirokastrës si pjesë e Grupit të Zhulatit. Ai thotë se teksin e këngës e ka dëgjuar të kënuar nga gjyshi i tij. Kënga flet për Hanko, një grua të bukur dhe trimëreshë.
Pavarësisht se këngët e ndryshme të Folklorit që kanë mbërritur deri në ditët e sotme e paraqesin Hankon herë si vajzë nga Kamenica martuar në Zhulat e herë si vajzë nga Elbasani martuar në Kamenicë, ato flasin për tragjedinë e ndodhur në Kamenicë dhe braktisjen e saj.
FRAGMENT NGA KËNGA E HANKO
Ç’kërkon ti në Kamenicë, Hanko korbë e Hanko qyqe, Hanko pelivaneja Gushë e brez ergjendia
PELIVAN BASHO: Në trevat e Zhulatit kënga e Hankos është trashëguar në breza në melodi të ndryshme. Unë e kam dëgjuar nga gjyshi im duke e kënduar. Vet kënga të jep të kuptosh edhe historinë e saj “Hanko korbë e Hankoo qyqe, Hanko pelivaneja, zogëz Elbasani-a. Ka qenë një grua e bukur. Kënga thotë zogë Elbasani-a, bijë nga Elbasani. Pelivania, të thotë se ka qenë trimëreshë. Siç edhe i thotë kënga “Të kam thënë mos shko në varre, të vdekurit i ngjalle, të gjallët i vdiqe fare”, dmth nga bukuria e saj.
HEKURAN GJOKOLI: Kam marrë pjesë që në moshën 14 vjeç nëpër Festivale dhe jam mineruar. Mora pjesë në këtë këngë që kondojmë sot me qëllim për t’i përcjellë këto këngë të brezave tanë.
Pamje nga Kamenica, qyteti i braktisur në Delvinë: https://youtu.be/n0IhsInNajw
NA NDIQNI NË…
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb