Hec Sasaj kërkon edhe 10 vjet të tjera ujin e Kalasës, fik shpresat e Sarandës për 24 orë ujë

Më datë 23 Korrik 2022 përfundon kontrata e Hec Sasaj për shfrytëzimin e ujit të burimeve të Kalasës.


Burime të Saranda Web informojnë se kontrata e Hec Sasaj me Autoritetin e Basenit Ujor ka pamundësuar edhe jetësimin e projektit për ujësjellësin e Sarandës nga Burimet e Tatzatit, një projekt ky rreth 26 milionë euro.


Koncesionari i hidrocentralit ka kërkuar rinovimin e kontratës për shfrytëzimin e ujit të Burimeve të Tatzatit për energji elektrike edhe për 10 vjet të tjera.


Rinovimi i kësaj kontrate fik shpresat për realizimin e projektit të Ujësjellësit të Sarandës nga Burimet e Tatzatit dhe plotësimit të nevojave të qytetit të Sarandës për 24 orë ujë.

Please follow and like us:
fb-share-icon