Hec Sasaj “zbulon” shkaktarin e çarjes së digës dhe përmbytjes në Bunec

Hec Sasaj zbulon shkaktarin e çarjes së digës dhe përmbytjes në Bunec  

Hec Sasaj “zbulon” shkaktarin e çarjes së digës dhe përmbytjes në Bunec

 

Vetëm pak ditë pas përmbytjes së një pjese të konsiderueshme të zonës së Bunecit nga hidrocentrali i Sasajt, kompania koncesionare e këtij impianti ka ndërmarrë një veprim drastik: shkarkimin e administratorit të saj.

 

Hec-Sasaj-Bunec-carja-e-diges-

 

Më 22 janar 2025, kompania “Wonder”, në pronësi të Vasil Gjikës, e cila zotëron 100% të aksioneve të shoqërisë koncesionare “Energo-Sas”, ka vendosur largimin nga detyra të administratorit Vangjel Ngjelo.

 

Ngjelo ka mbajtur këtë pozicion për më shumë se një dekadë, duke u emëruar për herë të parë në 2012 dhe më pas duke marrë një riemërim në 2022, me mandat deri në 2027.

 

 

Pas çarjes së digës dhe përmbytjes së zonës, duket se pronari i kompanisë ka vendosur të shkëpusë përfundimisht marrëdhëniet me administratorin, i cili tashmë është vendosur edhe nën hetim nga autoritetet ligjzbatuese. Ky vendim vjen në një moment kritik, pasi incidenti ka ngritur shqetësime serioze mbi sigurinë dhe mirëmbajtjen e këtij hidrocentrali.

 

Hec-sasaj-administratori-shkarkohet

 

Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse institucionet përgjegjëse do të zbardhin plotësisht shkaqet dhe përgjegjësit e kësaj ngjarjeje që ka tronditur banorët e zonës.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon