Hekuran Halili: Të realizohen projektet e shkallëve të 40 Shenjtorëve dhe Shëtitores deri në Çukë

Inxhinieri Hekuran Halili gjatë takimit të Bashkisë Sarandë me “Të urtët” e qytetit për diskutimin e projekt-buxhetit të vitit 2023 ka kërkuar të vihen në jetë projektet e shkallëve nga qyteti deri në Manastirin e Dyzetë Shenjtorëve.

Hekuran Halili ka kërkuar gjithashtu të vijohet me projektin e Shëtitores deri në Kanalin e Çukës.

Edhe nëse nuk kemi financime për të vazhduar projektin, ai projekt duhet të mbetet prioritet për të ardhmen dhe nuk duhet të fshihet nga interesat e disa personave, është shprehur Hekuran Halili.

Please follow and like us:
fb-share-icon