Hekuran Halili është nderuar me Çmimin e Parë në gjininë e tregimit me tregimin “Djali i Frongosheve”, “Il ragazo dei ficchi d’India” në Edicionin X të Çmimit Ndërkombëtar Letrar dhe të Artit “Nuovi Occhi sul Mugello”.
Juria italiane ka vlerësuar me Çmimin e Parë në gjininë e tregimit me tregimin ” Djali i Frongosheve”, ” Il ragazo dei ficchi d’India”, përkthyer mjeshterisht nga Dr. Ilirian Dahri, i cili e dërgoi tregimin në konkurs.
Gjithashtu Ilirian Dahri me këtë përkthim mori Çmimin e Parë nga juria si përkthyesi më i mirë i pjesmarrësve mes 313 autorëve nga shumë vende të botës.
Për Hekuran Halilin kjo ishte pjesmarrja e parë në një konkurs ndërkombëtar.
Pas shpalljes së çmimeve Hekuran Halili është shprehur se jam shumë i gëzuar, gëzim që e ndaj me të gjithë ju miqtë e mi!
Faleminderit Ilirian, faleminderit miq! – shkruan Hekuran Halili.