Helikopteri ngatërrohet në telat elektrikë dhe rrëzoheti, humbin jetën dy persona – VIDEO

Helikopteri ngatërrohet në telat elektrikë dhe rrëzohet në Rusi, humbin jetën dy persona

Një video që po qarkullon në internet tregon momentin tragjik kur një helikopter rrëzohet në qytetin Perm, në Malet Urale të Rusisë, pasi ngatërrohet në linjat e energjisë elektrike.

Pamjet, të publikuara nga rrjeti televiziv rus RT, tregojnë helikopterin duke fluturuar në një lartësi relativisht të ulët, teksa papritur kapet pas telave elektrikë. Pas përplasjes me linjat e tensionit, mjeti ajror humbet kontrollin dhe rrëzohet në tokë.

 

Sipas raportimeve, dy pasagjerët e helikopterit kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes. Mes viktimave është edhe Ilyas Gimandutdinov, milioner rus dhe themelues i kompanisë së transportit Tattranskom, me seli në Perm, si dhe Elmir Koniakov, drejtues i së njëjtës kompani.

Autoritetet ruse kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa pritet një reagim zyrtar mbi shkaqet dhe përgjegjësitë e ngjarjes.

Please follow and like us:
fb-share-icon