Hodhën inerte në det te Kodra e Marinës, Policia dërgon në Prokurori 2 shtetas

Policia njofton se nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori për shtetasit E. V., 41 vjeç dhe S. A., 50 vjeç, banues të dy në Sarandë.

Materalet u referuan pasi sipas Policisë dyshohen se kanë hedhur disa inerte në vendin e quajtur “Kodra e Marinës”, në lagjen nr.3, Sarandë.

Rasti ishte denoncuar nga një qytetar në Saranda Web

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Please follow and like us:
fb-share-icon