Hodhi bazament për të vendosur shtëpi druri, ndalohet nga Policia

Policia njofton se shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar në informacionet e marra se një shtetas po kryente punime pa leje, në fshatin “Gjashtë”, kanë ushtruar kontroll në këtë zonë.

Gjatë kontrollit u konstatua se shtetasi K. T. kishte ndërtuar 2 bazamente me beton, pa lejen e organeve kompetente, të cilat do të përdoreshin për të ndërtuar shtëpi druri.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u ndalua shtetasi K. T., 35 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Please follow and like us:
fb-share-icon