Hodhi zarf me barut dhe letër këcënuese në oborrin e shtëpisë së 57 vjeçarit, arrestohet i riu (EMRI)

Një 24 vjeçar në Bulqizë është arrestuar nga policia nën akuzën e kërcënimit me jetë të një 57 vjeçari. Ramis Markja raportohet se ka hedhur pranë banesës së 57 vjeçarit në fshatin Zogaj një zarf me barut të bashkëshoqëruar me një letër ku jepej mesazh kërcënues për jetën.

I riu është shoqëruar në komisariatin e policisë dhe ndaj tij rëndojnë veprat penale të “Kanosjes” dhe “Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Bëhet me dije se 24 vjeçari, banues në Shupenzë ishte dënuar më parë për veprën penale të dhunës në familje. Ndërkohë prokuroria dhe strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë nisur punën për zbardhjen e motivit të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë ligjor të saj.

Please follow and like us:
fb-share-icon