spot_img

Hoqën hallexhinjtë nga puna, por nuk kursehen të shpenzojnë në dieta mbi 8 milionë

Ditën e djeshme Saranda Web publikoi 2 fatura pagesash nga ana e Bashkisë Delvinë, fatura të cilat kuptoheshin qartësisht se kishin probleme serioze.
Por duket se problemet me abuzimet në Bashkinë Delvinë janë shumë më thella.

Pavarësisht se Bashkia Delvinë konsiderohet ndër bashkitë më të varfëra në vend dhe për të kursyer para bashkia ka bërë shkurtime punonjësish, sidomos në ato sektorë ku punësoheshin hallexhinj, Bashkia Delvinë duket se është treguar e pakursyer në shpënzimet DIETA, shpenzime të cilat e kalojnë shifrën e 8 milionë lekëve të vjetra për periudhën e 9 muajve të vitit 2020.

Saranda Web për të kuptuar më qartë shpenzimet me Dieta nga ana e Bashkisë Delvinë, ka bërë edhe një krahasim me bashkitë kufitare, bashki të cilat janë me buxhet disa herë më të madh se Bashkia Delvinë, nga ku rezulton shifrat e mëposhtme:

Bashkia Delvinë 8 milionë e 280 mijë lekë
Bashkia Sarandë 892 mijë lekë
Bashkia Finiq 3 milionë e 728 mijë lekë
Bashkia Himarë 2 milionë e 367 mijë lekë

Please follow and like us:
fb-share-icon
LAJMET E FUNDIT

MË TË LEXUARAT

Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial