Humb jetën pushuesi 59-vjeçar, pëson atak kardiak menjëherë sapo hyri në ujë

Humb jetën në plazhin e Sarandës pushuesi nga Librazhdi.
Xhemal Lleshi 59 vjeç ka humbur jetën si pasojë e atakut kardiak menjëherë sapo është futur në ujë. Ngjarja ka ndodhur në plazhin publik të Sarandës rreth orës 16:00.

Pushuesi është vënë re nga roja i plazhit se diçka nuk shkonte mirë dhe ka shkuar për ndihmë. Menjëherë është kërkuar ndihma e ambulancës, por fatkeqësisht pushuesi 59-vjeçar kishte ndërruar jetë.

Please follow and like us:
fb-share-icon