Humbën jetën 2 motrat: Policia arreston 23-vjeçarin, kishte hyrë në parakalim, ishte i dehur

Aksident i rëndë në rrugën Sarandë - Delvinë, 2 motra humbin jetën

Humbën jetën 2 motrat: Policia arreston 23-vjeçarin, kishte hyrë në parakalim, ishte i dehur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme zonën mes Sarandës dhe Delvinës. Rreth orës 20:15, në aksin rrugor Sarandë–Delvinë, një përplasje fatale mes dy automjeteve i mori jetën dy vajzave të reja dhe la të plagosur një tjetër.

 

Aksident i rëndë në rrugën Sarandë - Delvinë, 2 motra humbin jetën

 

Sipas burimeve zyrtare të Policisë, automjeti tip “Audi”, i drejtuar nga 23-vjeçari Kevi Norra, është përplasur me një mjet tip “Lancia”, që drejtohej nga 22-vjeçarja Elvisa Dhimaku nga fshati Kopaçeza. Hetimet paraprake tregojnë se 23-vjeçari kishte hyrë në parakalim me shpejtësi dhe nën efektin e alkoolit, duke shkaktuar përplasjen tragjike në krahun ku lëviznin vajzat.

 

Nga goditja e fortë humbi jetën në vend drejtuesja e “Lancia”-s, Elvisa Dhimaku, si dhe motra e saj Rozina Dhimaku, vetëm 20 vjeçe. Një tjetër pasagjere në automjet, Antonela Zhupa, 24 vjeçe, mbeti e plagosur dhe u transpotua për në spitalin e traumës në Tiranë.

 

 

Policia arrestoi menjëherë në vendngjarje drejtuesin e “Audi”-t, Kevi Norra. Testi i alkoolit konfirmoi se ai kishte konsumuar pije alkoolike përpara se të drejtonte automjetin.

 

Ngjarja tragjike ka lënë në zi familjen Dhimaku dhe ka shkaktuar tronditje të madhe në komunitetin e Sarandës e Delvinës.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon