I dehur në timon! Përplaset me bordurën, shkul edhe pemën. Gjobitet dhe arrestohet

I dehur në timon! Përplaset me bordurën dhe shkul pemën, 42-vjeçari gjobitet dhe arrestohet

I dehur në timon! Përplaset me bordurën, shkul edhe pemën. 42-vjeçari gjobitet dhe arrestohet

Një 42-vjeçar, është arrestuar nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor në Sarandë, pasi humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga.

Automjeti u përplas me bordurën dhe shkaktoi dëmtime, duke thyer edhe një pemë dekorative në trotuar.

Fatmirësisht, nuk pati të lënduar.

I dehur në timon! Përplaset me bordurën dhe shkul pemën, 42-vjeçari gjobitet dhe arrestohet

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Onhezmi”, pranë spitalit të qytetit.

Shërbimet e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimet rezultoi se drejtuesi i mjetit ishte në gjendje të dehur.

Përveç ndalimit nga policia, inspektorët e Policisë Bashkiake e ndëshkuan 42-vjeçarin G. Sh. me një gjobë prej 20,000 lekësh për dëmtimin e pasurisë publike. Ai do të duhet gjithashtu të paguajë një shumë prej 12,000 lekësh për dëmin e shkaktuar në pemën dekorative.

Please follow and like us:
fb-share-icon