I nxehti përvëlues, paralajmërimi për qytetarët: Temperaturat deri në 43 gradë

I nxehti ekstrem do të na shoqërojë edhe këtë javë. Sipas shërbimit Meteorologjik Ushtarak ditët në vijim do të karakterizohen nga temperatura tepër të larta si në vlerat maksimale ashtu dhe ato minimale.

Vala e të nxehtit pritet të zgjasë deri në fund të javës dhe temperaturat maksimale pritet të mbërrijnë në 43 gradë Celsius. Sipas ekspertëve temperaturat, mund të ndihen edhe më të larta për shkak se depërtimi masave të nxehta mbi detin Mesdhe bën që ato të mbartin me vete një sasi të lartë lagështire.

 

PARASHIKIMI NË SARANDË

 

 

 

Edhe vlerat minimale nuk do të zbresin më poshtë se 26-27 gradë në zonat urbane duke bërë që për ditët në vijim vendi të përjetojë fenomenin e netëve tropikale.

Please follow and like us:
fb-share-icon