I penduari i drejtesise “zberthehet” dhe flet edhe për grupet krímínale të Sarandës

Përveç vrasjeve i penduari i drejtësisë Artan Tafani ka treguar edhe për aktivitetin në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike, që është marrë Laert Haxhiu.

Bëhet fjalë për linjën e trafikut të kokainës që vinte nga Amerika Latine në Portin e Pireut, një nga portet më të mëdha në Greqi dhe ku sipas të penduarit Tafani, Haxhiu ka qenë një ndër bashkëpunëtorët kryesorë të kësaj linje trafiku.

Gjithashtu Tafani ka treguar dhe detaje për grupet kriminale që kanë bashkëpunuar me të kryesisht në trafikun e lëndës narkotike. Bëhet fjalë për grupe kriminale që operojnë në Fier, Tepelenë dhe Sarande, prandaj pritet që të kemi edhe masa të tjera sigurie.

Nga informacionet që vijne, Prokuroria e Elbasanit po bashkëpunon me Prokurorinë e Posaçme dhe po vlerësohet nëse SPAK do e marrë në dorë këtë dosje” raporton Report Tv.

SARANDA WEB TV – 24 ORË ONLINE

Please follow and like us:
fb-share-icon