I vodhi paratë dhe telefonin një pakistanezi, SHKÇB prangos 1 punonjës policie, 1 tjetër në ndjekje

Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Vlorë-Gjirokastër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, kanë proceduar 2 punonjës policie të Pikës Kufitare të Qafë Botës, Sarandë, njëri prej tyre i ndaluar dhe tjetri në ndiqet në gjendje të lirë.

I ndaluar është punonjësi Marjus Jaupaj 32 vjeç, me detyrë trup shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë Botë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”.

Punonjësi Dritan Sulo 22 vjeç, me detyrë trup shërbimi në Stacionin e Policisë Kufitare Qafë Botë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, ndiqet në gjendje të lirë.

Materialet në ngarkim të tyre u referuan në Prokurori, pas kallëzimit të një shtetasi të huaj, migrant i parregullt i kapur në territor, se i kanë marrë një shumë eurosh.

Materialet në ngarkim të punonjësve të policisë iu kaluan për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.

Please follow and like us:
fb-share-icon