I zoti i shtëpisë kap në flagrancë hajdutin 25-vjeçar, ia dorëzon Policisë

Policia njofton se shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së njoftimit se në një banesë, në lagjen Metoq, Sarandë, kishte hyrë me forcë një shtetas, për të vjedhur, dhe po konfliktohej fizikisht me pronarin e banesës, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit L. A., 25 vjeç, banues në fshatin Gradishtë, Lushnjë.

25-vjecari kishte hyrë me forcë në banesën e shtetasit A. T., për të vjedhur, por ishte konstatuar nga ky i fundit, i cili njoftoi menjeherë Policinë dhe u konfliktua fizikisht me të deri në ndërhyrjen e shpejtë të shërbimeve të policisë që reaguan në kohë reale.

Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Sarandës, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Please follow and like us:
fb-share-icon