Ina Zhupa kërkon që Gjykata Administrative e Shkallës së Parë të jetë në Vlorë, jo në Lushnje

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka kërkuar që të bëhet një ndryshim në hartën e re gjyqësore. Nga foltorja e Kuvendit, kërkoi që Gjykata Administrative e Shkallës së Parë të ketë seli qytetin e Vlorës jo të Lushnjes pasi të gjitha rrethet (Berat, Fier, Gjirokastër, Sarandë dhe Vlorë) do ta kenë më afër. 

“Lushnja është skaji më verior i rajonit të krijuar nga harta gjyqësore. A nuk do të ishte më normale të ishte në qendër të këtij rrethi dhe i bie të jetë Vlora. Vlora ka të njëjtën largësi distance nga të gjitha pikat e rrethit. Duke zgjedhur skajin më verior, Lushnjen, imagjinoni Konispolin e Përmetin që shkojnë në Lushnje. Nuk e di nëse do të mund të bëjnë ndryshim por Vlora ka mundësitë për të qenë Gjykatë Administrative e Shkallës së Parë, ka edhe godinën me standardet europiane”, tha Zhupa.

Please follow and like us:
fb-share-icon