Intervista në Saranda Web, mjeku Vasil Llajo: Zgjidhni deputetin që do ta keni në krahun tuaj
https://youtu.be/devROrF6xqg
15 ARSYE PSE VOTA SHKON PËR VASIL LLAJON
– Sepse Dr. Vasil Llajo është nga djemtë e veçantë sarandiotë, që tërë kohën e ka dalluar dashuria dhe dhimbja për qytetin dhe njerëzit e këtij qyteti
– Sepse ai gjithnjë i ka shkurtuar distancat, jo vetëm në kuptimin kilometrik, por edhe në atë shpirtëror.
– Edhe tani, që ai ka ngritur një Perandori të tërë në fushën e shëndetësisë dhe është bërë edhe më i veçantë në sipërmarrjen dhe investimin në fushë të Shëndetit, me të famshmen “Intermedica”, Vasili ka mbetur po ai, Vasili i thjeshtë e modest.
– Sepse ai ka mbetur i njëjti me Vasilin që njerëzit e mbajnë mend nga koha kur ishte mjek fshati, deri në fshatrat e Konispolit.
– Sepse Saranda nuk mund të ishte një përjashtim nga investimi i tij në tre kryeqytete: Tiranë- Prishtinë- Athinë.
– Sepse tek Vasil Llajo gjen të shkrira në një karakter, dy tipare të kundërtash. Ai është njeriu i profilit të lartë, për vlerat e tij Njerëzore e Shkencore, por edhe Njeriu i toneve të ulta: në zë, në sjellje dhe në investimin për komunitetin sarandiot, pa kufij: nga Borshi në Konispol.
– Sepse DR. Vasili është njeriu që, për ndjeshmërinë dhe humanizmin natyral që ka, e bën të dallueshëm nga të tjerë.
– Sepse janë të panumërt rastet, që, ashtu siç me dijet dhe me aftësitë e tij, ka shpëtuar jetë njerëzore, kur ende ishte mjek fshati, po ashtu sot industria e laboratorëve të tij “prodhon” saktësi dhe shërbime shpesh në kosto, apo edhe nën të.
– Sepse me mijëra njerëz, atë e lidh një njohje e thjeshtë dhe e çiltër, që shpesh ka në themel Sarandën.
– Sepse ai priret nga ndjesia për t’iu gjendur çdokujt që ka nevojë për mbështetjen e tij.
– Sepse janë me mijëra njerëzit e familjet që ai i njeh me emër e me familje, me shqetësime e me mungesa, me prirje e me shërbime, të cilat kanë nevojë të vlerësohen e plotësohen.
– Sepse e sigurt është qënkëto cilësi, të ngritura në virtyte te Vasil Llajo, do të mbeten të njëjta edhe pas votës së 11 majit.
– Sepse nuk mund të mendohet dot, të ndodhë që kostumi dhe mandati i deputetit, të bëjnë që deputeti Vasil Llajo të “ftohet” me njerëzit.
– E kundërta ka për të ndodhur: që hapësirat e reja dhe fuqia e zërit dhe e kartonit të tij, do të shkojnë në favor të sarandiotëve e delvinjotëve, të çamëve, minoritarëve, bregdetarëve.
– Këtë vlerë e kuptim do të ketë mandati i secilit prej tyre për Vasil Llajon.
– Sepse e sigurt është që karrigen e Parlamentit do ta përdorë në interes të njerëzve dhe komuniteteve që përfaqësojnë dhe të zgjidhjeve që kërkojnë nga këto zgjedhje.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb