Lavdosh Metaj, 39-vjeçari ish-efektiv i forcave “Shqiponja” të Sarandës është dënuar me 5.4 vjet burg nga Gjykata e Sarandës.
Vendimi është dhënë pak ditë më parë nga gjyqtarja Suela Xhani e cila ka dhënë vendim për dënimin e tij me 8 vjet heqje lire, por në aplikim të gjykimit të shkurtuar i është ulur 1/3 e dënimit duke u dënuar përfundimisht me 5.4 vjet.
Metaj është arrestuar më 12 qershor 2021 pas një operacioni të SHÇBA, në kuadër të hetimeve që zhvilloheshin ndaj tij për shpërndarje kokainë në Sarandë.
Gjatë arrestimit të tij, kontrolli personal dhe ai në banesë i zbuloi 166.6 gram kokainë, 350 euro, 21 mijë lekë të reja dhe 3 celularë.
Please follow and like us: