Ishte dënuar 28 ditë burg për vjedhje, bie nga prangat e Policisë 39-vjeçari nga Kosova

Komisariati i Policisë Sarandë njofton se ndaloi shtetasin A. G., 39 vjeç, banues në Kosovë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë e ka dënuar me 28 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet iu referuan Prokurorisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon