Policia njofton se nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi P. Q., 41 vjeç.
Arrestimi i tij u krye pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, në lëvizje duke thyer masën e sigurimit personal “Arrest shtëpie” për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, që ky shtetas kishte.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Please follow and like us: