Ishte liruar përpara 7 muajsh, Jorgo Goro rikthehet përsëri pas hekurave në qeli

Ishte liruar përpara 7 muajsh, Jorgo Goro rikthehet përsëri në pas hekurave në qeli 

Ishte liruar përpara 7 muajsh, Jorgo Goro rikthehet përsëri pas hekurave në qeli 

Vetëm shtatë muaj pasi kishte lënë pas muret e burgut, ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, do të rikthehet sërish në izolim për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit të tij.

 

 

Mbrëmjen e djeshme, Goro është paraqitur në Komisariatin e Vlorës, ku është bërë edhe ekzekutimi i vendimit për masën “arrest me burg”. Ky rikthim në qeli vjen pas një vendimi të formës së prerë nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, e cila ka konfirmuar dënimin ndaj tij.

 

Sipas përllogaritjeve të SPAK, pas kohës së kaluar në paraburgim, ish-kryebashkiakut i mbeten edhe 6 muaj e 10 ditë për të shlyer nga dënimi. Fillimisht ai ishte dënuar me 2 vite burg, dënim që u reduktua në 1 vit e 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.

 

Vendimi i Apelit lidhet me çështjen e tjetërsimit të një prone në zonën e Livadhës, për të cilën Goro ishte shpallur fajtor edhe më herët nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendim të datës 30 korrik 2025.

 

Ky nuk është rasti i parë për Goron. Ai kishte vuajtur më parë 17 muaj burg për një tjetër dënim prej 2 vite e 20 ditësh, që lidhej me tjetërsimin e rreth 10 mijë metrave katrorë tokë në zonën e Gjilekut në Himarë. Edhe në atë rast, për shkak të gjykimit të shkurtuar, kishte përfituar ulje të dënimit dhe ishte liruar.

 

Rikthimi i tij në burg vjen si një tjetër zhvillim i fortë në çështjet që lidhen me abuzimet me pronat në bregdet, duke rikthyer në vëmendje një nga dosjet më të ndjeshme të drejtësisë në jug të vendit.

 

Please follow and like us:
fb-share-icon