Ishte me masë “Arrest në shtëpi”, kapet duke udhëtuar me taksi

kapet duke udhëtuar me taksi

Ishte me masë “Arrest në shtëpi”, kapet duke udhëtuar me taksi

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Livadhja kanë vënë në pranga shtetasin I. P., 53 vjeç, banues në Vlorë.

 

Arrestimi i tij u krye pasi më datë 7 mars 2025, ai u kap nga shërbimet e policisë në rrugën Krane-Qafë Botë, duke udhëtuar me një mjet taksi.

Me këtë veprim, 53-vjeçari theu masën e sigurisë personale “Arrest në shtëpi”, e caktuar më herët nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

 

Materialet për rastin i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon